• |
ide | kryesore

Plas sherri mes Xhelal Mziut dhe Nard Ndokës: Pagove Bashën për tu bërë deputet

-Instant, Arkiva



Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka akuzuar sot Bashën se ka marrë para për të bërë listën e kandidatëve për deputetë. Mes atyre që kanë paguar renditi edhe ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu.

“Një nga ata që nëpërmjet pagesës kanë marrë kandidimin nga z.Basha është dhe Mziu. PD do çlirohet nga ky mekanizëm. Pra PD do pastrohet nga ky proces që nuk ishte me meritë por si një lloj tenderimi” – tha Ndoka në Fax News.

Ka reaguar më pas ashpër Mziu që e quan kreun e PDK-së, “tregtari i partive, Nard filozof Ndoka”.

“Nardi, është mësuar të shesë e të blejë partinë dhe tani që është katandisur me 200 vota në Shkodër (unë në Dibër realizova fitoren e 9, nga 9 beteja), ka filluar të lëshojë diarenë e tij shpifëse në media e rrjete sociale.

Nardi, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij, partinë dhe normalisht kjo është e vetmja mënyrë që njeh të bëjë politikë. Shit parti, blej ministri, blej parti e shit dinjitetin e tij. Duke u shitur e duke u blerë, herë shkonte te majta e herë tek e djathta.

Tani që ka mbetur thjeshtë një gaztor në “birucën e matrapazit”, e ka lëshuar vetën saqë gafat e tij i beson si shprehje filozofike. Në fakt me gaztorin e së keqes nuk vlen as të harxhosh rreshta në Facebook, por e keqja është e shkuara në këtë vend. Me filozof Nardin, do të përballem në gjykatë duke e paditur për shpifje” – shkruan deputeti i PD-së. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *