• |
ide | kryesore

Rama: Shtrëngohen kufizimet anti-Covid pas Vitit të Ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot gjatë konferencës së fundit për shtyp të këtij viti se pas festimit të Vitit të Ri në vend do të shtrëngohen masat kundër Covid.

“Kemi garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë për t’u ringritur në humnerën që u gjendëm vitin e shkuar. 

Dua të theksoj se sot jemi në kushtet ku po përgatitemi për një valë e re e ku gjithë vendet janë mbyllur paimagjinueshëm, si Holanda që është mbyllur deri në mes të muajit mars. Pas festave, disa masa duhen të rimerren pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe të ekonomisë.

Paralelisht kemi garantuar vaksina për vitin e ardhshëm, vaksinimi po ecën mirë por jo siç duhet të ecte. Jemi gati për spitalin e ri infektiv që do të thotë rindërtim nga themelet, modernizim total i tij. Sot kemi 56 ambulanca të reja në funksion të shërbimit shëndetësor me një flotë të standardeve europiane pa asnjë ndryshim”. 

Lexo më tej: A rrezikon Shqipëria që të mbyllet nga Covid? Përgjigjet Rama 



1 Comment

  1. Para vitit te ri covidi esht me pushime per festa..me dt 1 janar fillo pune fillo dhe lufta e don kishoteve me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *