• |
ide | kryesore

Sekuestrohet kokainë në një kompani frutash në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar këtë të enjte në Tiranë. Droga është gjetur brenda ambienteve të një biznesi në zonën e Vaqarrit në afërsi të urrës së Beshirit. Mësohet se kompania merrej me transportin e bananeve.

Raportohet se operacioni i drejtuar nga SPAK është kryer rreth orës 13:00. Paraprakisht thuhet se janë ndaluar 2 persona, por ende nuk dihen identitetet e tyre apo statusi që kanë në këtë kompani.

Pritet të zbardhen detaje dhe mbi origjinën e kokainës e mbi mënyrën se si ajo është futur në Shqipëri dhe ka shkuar e paprekur në destinacion. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *