• |
ide | kryesore

Zbulohet klauzola në kontratën e De Ligt: Barcelona mund ta marrë 50 milionë euro më pak

-Instant, Sport



Emri i parë në listën e Xavi Hernandez, trajnerit të Bacrelonës, është ai i Matthijs de Ligt, edhe pse pengesat nuk janë të pakta: duke filluar nga ajo ekonomike. Qendërmbrojtësi hollandez jo vetëm që ka një kosto kartoni e page të lartë, por edhe situata financiare e klubit blaugrana nuk është ajo më e mira. Por një zbulim në kontratën e lojtarit, sipas asaj që bëhet e ditur në Spanjë, mund ti ndryshojë gjërat: në kontratën e de Ligt ka një klauzolë të futur në atë kohë nga Raiola, që do t’i kursejë Barçës 50 milionë euro.

De Ligt ka një kontratë 5 vjecare për 8 milionë në sezon, gati për t’u ngjitur në 12 në 2024. Bardhezinjtë e morën hollandezin në verën e 2019 për shumën e 75 milionë euro plus 10.5 tarifa shtesë, por menaxheri është siguruar që në kontratë të ketë një klauzolë në favor vetëm të Bacrelonës, që mund të marrë lojtarin për të njëjtën shumë që ka shpenzuar, që do të thotë 75 milionë. Nuk është një shifër për tu anashkaluar, por interesi i katalanasve është nxitur edhe nga deklaratat e Raiolas, sipas të cilit mbrojtësi është gati për një hap të ri.

Barcelona është duke u munduar të gjejë një zgjidhje për të sistemuar bilancet, por në anën tjetër skuadra katalanase duhet të bëjë detyrën e saj, duke arritur në zonën Champions League, në kohën kur aktualisht janë në vendin e shtatë. Juventus ndoshta nuk mund të përfitojë 125 milionë euro, sa është vlerësimi për hollandezin, por në këtë moment 75 milionë mund të ndihmojnë shumë buxhetin e klubit, që në të njëjtën kohë duhet të kuptojnë nëse ia vlen të heqësh dorë nga një mbrojtës 22-vjeçar në një repart që llogarit dy qendërmbrojtësit Chiellini 37 vjec e Bonucci 34.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *