• |
ide | kryesore

Afrika e Jugut heq disa nga masat: E kaluam më të keqen nga Omicron

-Instant, Lajme, Planet



Afrika e Jugut vendosi së fundmi të heqë gjendjen e ndalimit të qarkullimit gjatë natës, pasi zyrtarët deklaruan se vendi mund të ketë kaluar kulmin e valës së tij të katërt të infeksioneve Covid-19.

Përmes një njoftimi për shtyp qeveria bëri me dije se varianti Omicron, megjithëse shumë i transmetueshëm, kishte shënuar norma më të ulëta të shtrimit në spital se valët e mëparshme.

Varianti, i raportuar për herë të parë në Afrikën e Jugut muajin e kaluar, po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, të cilat nga frika e presioneve në spitale kanë shtuar dhe masat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi më herët për një “tsunami” infeksionesh nga variantet Delta dhe Omicron që mund të mposhtin sistemet shëndetësore.

Por nga Afrika e Jugut vjen dhe lajmi i mirë se shtrimet në spital kishin rënë në pothuajse të gjitha provincat e vendit.

Për javën që përfundoi më 25 dhjetor 2021, numri i infeksioneve të konfirmuara ishte 89,781 nga 127,753 një javë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *