• |
ide | kryesore

Lum si Rama për demokratët që ka

-Instant, 2, Ide



Besoj se demokratët janë të lumtur. Ata nuk kanë për detyrë të mbrojnë as pasuritë kombëtare, as ato publike, as pasuritë strategjike, as ato kulturore. Madje, demokratët nuk kanë detyrë të mbrojnë as partinë e tyre. Ata janë aty për të mbrojtur vetëm dy persona. Madje, po ta mendosh mirë, ata nuk mbrojnë Bashën e Berishën, por kunatin e Bashës dhe të birin e Berishës. Megjithatë, po të bëjmë edhe pak përpjekje mendore, do të gjejmë se militantët demokratë kanë një mision të vetëm. Ata na mbajnë ne të tjerëve me muhabet sa kohë që na vjedh xhepat socialisti Rama. Dhe Rama nuk është xhepist koti. Ai të vjedh me të dy duart një kohësisht. Ta vjedh edhe poééértin edhe detin. Por Rama të vjedh teatrin edhe publikun, ushtrinë dhe punëtorin. Rama ta vjedh pra dhe opozitën.

Për të gjithë ata që mendonin se militantët demokratë janë disleksikë, ndaj lexojnë PARTIA aty ku shkruhet PATRIA, vlen ky sqarim: militantët demokratë, edhe kur janë në opozitë, bëjnë mbrojtjen e pushtetit.

Rëndësi ka që kunati i Bashës është përsëri i implikuar te çështja e portit. Demokratët që mbrojnë Bashën do të flenë të qetë sepse njëfarësoji janë përsëri me pushtetin.

Rëndësi ka që Berisha e ndan disi në dysh Partinë dhe i siguron jetë të gjatë Ramës. Demokratët që mbrojnë Berishën, edhe këta mund të flenë të qetë sepse njëfarësoji po e mbështesin pushtetin.

Sepse, për demokratët është e pamundur të jenë në opozitë. Për demokratët është e pamundur të bëjnë opozitë. Me këta farë demokratësh po i sigurohet një vit i mbarë Ramës. Lum Rama për demokratët që ka. Ky është problem administrimi i rëndomtë në Shqipëri. Rama drejton partinë demokratike sepse partia socialiste nuk ekziston. Ish-kryetarin e partisë demokratike e drejton i biri, ndërsa kryetarin e partisë demokratike e drejton kunati. Në këto kushte, mos prisni të dëgjoni ndonjë socialist të flasë për interesat e kombit. Socialisti nuk ekziston. Mos prisni që një demokrat të flasë për interesat e kombit. Ky punon për Ramën që ia rrënon ditë për ditë interesat kombit.

Elvis Hoxha



18 Comments

    1. Ke pothuajse 100% të drejtë. Them thuajse sepse nuk janë bërë shok, por kanë qënë gjithnjë i njëjti Klan, që thjeshtë tallen me delet respektive duke bërë teatër në parlament e media sikur zihen!

  1. Po ky mut çfarë është!!!

    Demokratët nuk janë vetëm militantët e PD, jemi edhe ne që e kemi mbështetur të djathtën të mishëruar te Partia Demokratike, edhe pse jo denjësisht, ashtu siç e dëshironim dikur, se ëndëronim për një Shqipëri më të mirë , më të begatë e më të fortë.
    Nuk e shikonim PD, si një lopë për ta mjelë, siç thoshte dikur Nano për socialistët, e shikonim si një alternativë për të pasur një Shqipëri më të mirë.
    Edhe pse shpesh herë jemi të zhgënjyer nga PD, por edhe jemi gëzuar për gjërat e mira që ka bërë, në këtë situatë të vendosësh barazinë midis Berishës dhe Bashës, është skuthlliku më i madh dhe më i poshtër që çon ujë në mullirin e edvinit.

    Sot ka vetëm një PD, që është antarësia, dhe që kush ka sy për të parë e ka parë se kë dëshëron anëtarësia në krye të PD, ata pak zyrtarë që kanë vulat e PD janë një grusht njerëzish që, u pa se sa mbështetje kishin, në antikuvendin e 18 dhjetorit, apo raste të tjera, psh, në Peshkopi dje që ishte basha, me sytë e mi pashë eksponentë rilindas që po hynin në takimin me Bashën

    1. Çdo reminishencë me mendësinë e rrënjosur nga propoganda komuniste për “heroin legjendar” që ka në dorën e tij gjithë jetët e shqiptarëve, nuk ka të bëjë fare, ama fare. fare me formimin demokratik të së djathtës.
      Shkrimi i këtij “mini Hoxhës” së vitit 2021, është një paçavurë propogandistike alla komuniste,që kërkon të barazojë të pa krahasueshmen.
      Sipas këtij palo hoxhe, gjithë të këqijat e tranzicionit paskëshin ardhë nga “biri i Berishës” e nga “kunati i Bashës”, e jo nga ushtria e madhe e së majtës ekstremiste të indoktrinuar nga propogandat enveriste., e që me fakte konkrete që janë vertetuar në shifra, miliarda euro të vjedhura nga abuzimet qeveritare.

      Ka mbi 8 vite që qeverisë Rama i kanë shpërthyer dhjetra e dhjetra skandale korruptive e deri kriminale ku për sejcilën bëhet fjalë për abuzime me qindra milionë euro , që të mbledhura në total po shkojnë në 10 miliardë që ju kanë ikur shqiptarëve e kanë shkuar në duartë e botës së krimit.

      A ka mundësi që të dalë ndonjë nga këta zhonglerët e “së vërtetës” e të na e vërtetojnë me shifra e fakte konkrete. se sa para paskesh fituar biri i Berishës e sa para kunati i Bashës ?
      Asnjë fakt konkret por veç thash e theme
      Është tashmë një fakt i pranuar nga shumica absolute e opinionit publik, se nga viti në vit, Rama veç të gjitha institucioneve të tjera të shtetit, ka akaparuar edhe “drejtësinë e reformuar”.
      Nëse do të kishte pasur fakte kompromentuese për të dy “personazhet” e përmëndura, a thua se nuk ka pasur mundësi Rama që tja çojë drejtësisë që dukshëm e komandon vetë ?

    2. Ja ky, tipiku deles, që e nis duke ofenduar artikullshkruesin e artikullit më të vërtetë në 30 vitet e fundit! Po kush t’a vuri Lulin o copë muti, ne që s’kemi votuar kurr PS e pd(ppsh) ? Po pas humbjes së 4 kush e votoi prapë në korrik me 80% o copë muti?!! Jeni të vetmit militantë në historinë e planetit ( edhe pse çdo militant i kujdo partie është idiot e kaluar copës mutit) që votoni me +80% një kryetar që vetëm humbet! E quani dhe veten demokrat (hahahahaha), po ju jeni pjesa më radikale e partisë punës, komunista 100 karatësh! Me 8 shtator Luli ishte burr i mirë, me 9 shtator u bë armik i partisë se dha urdhër xhaxhi Sali …. Mjerë ju, po ne ç’kusur kemi të durojmë Ramën siç thotë me të drejtë artikullshkruesi…

  2. Në kohën që Albini i Elvisit dhe Sali Berisha kishin një armik të përbashkët, argatin e Vuçiçit, Hashim Thaqin, të tjera fjalë fliteshin për Berishën nga këta demagogët e paaftë për Qeverisur dhe për të marë përgjegjësi.
    Para 1 muaj në Paris, Albin Kurti me gruan e vet, darkuan me Alex Soros dhe një nga drejtoreshat e Sorosit, Laura Silber (meqënëse Alexi nuk ka partnere).
    Kjo darkë familjare e Albinit me Alex Soros, kumbari i planit për ndarjen e Kosovës dhe i Ballkanit të Shqyer / Hapur, tregon se çfar politike do ndjek Albini për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sigurisht pas këtaj Prof. Dr. Berisha do atakohet periodikisht dhe vazhdueshëm nga zarat e Alpinit.
    E filloi koktuli Bojken Abazi, kur doli kundër protestës anti Vuçiç.
    Tani ky “filozofi” i kuq, që kur shihet në pasqyrë i shëmbëllen John Lennon.
    Derisa të flas kryeministri më i paaftë i Shqiptarëve, duke llogaritur edhe Edvin K. Ramën, Albin Kurti.
    Kurva të kuqe.
    Kur donit të bënit si do Alex Soros, pse nuk e latë Ashim Thaqin të mbaronte punë para 3-4 vitesh.

    1. Kurti po e qelb sh keq si kryeministër, por Berishën se ka lavdëruar kurr! Ti tani po përhapet shpifjet e Ramës kur Kurti rivalizonte Thaçin. E ka takuar Berishën (dhe ka bërë gabim të rëndë), por se ka lavdëruar kurr, përkundrazi shumë herë e ka kritikuar publikisht! Po ti si duket qënke nga këto militantët e pedes që dëgjoke Ramën. Mirë bën se Rama po t’a mbështet Berishën, e ka 9 vite që e mban jashtë burgut…

  3. Une askushi, vetem duke pare ne foto kete kanalistin nuk e besoj. Na del ne foto bardh e zi, i ngrysur sikur do te te haje mune.. Varja ketyre qe nuk dine ç’thone… Oportunist pa busull; Ore ti i forti fals na thuaj cope se ne ç’ breg je, jo mbroçkulla, majtas apo djathtas, nuk eshte koha per te bere asnjanesin, por te verteten siç e mendon ti…Nuk ka rruge te mesme o flamur ere; tuaje cope nese je ai qe pretendon te jeshe, ndryshe ik thyej qafen…. Nuk ka me kohe per lepujt si ti te jene as ketu e as atje, o behu burre o ik e mos na çaj menderen.

    1. Hahahaha ja ky tjetri, ato kanë 32 vjet që vjedhin bashkë vendin, (bëjnë sikur zihen në parlament vetëm sa janë kamerat ndezur, e normalisht dhe në tv), ky thotë mos ma bëni asnjëanësin… Hahahahaha, o ju milikarat e shkretë të gajasni fare! Mjafton të shohësh fillimin e “arsyetimit”
      – ky duket që nga foto (hahhahaha)
      Ndërkohë po të kishte lavdëruar liderin tuaj suprem Sali Fazllic Berishen, arsyetimi jot do fillonte:
      Duket që nga foto sa i zgjuar është… Hahahahahahahahahahaha

      Përpos shakave (se ju të gajasni vërtetë) , është e qartë se ty edhe po të quash bagëti, të vjen rëndë, sepse ofendon këto të fundit…

  4. Ky hale i biie rrotoll e na çan …arin me kuvelliqe gjuhe; jo ky po ai jo ai po ky dhe me doçin nuk meret fare !! Ore paçavure vetem nje fajtor ka Shqipria per tani dhe ky eshte (te gjithe e dine) kryeqelbesira edvini, qe qysh kur ka vjedhur pushtetin, me nje plan te programuar me pare po po e shkaterron vendin deri ne ç’berje bashke me mutin tjter llull e vupiç!! Ku eshte kanaliza qe duhet te beje nje shkrues kur gjerat jane te qarta, jo sepse qenkam une i mençur por jane te qarta per çdo mendje normale, qe vendi ka tete vjet qe vidhet e shkterrohet, e ne fund kur ta rrenoje qe te mos kete buke te haje ( keshtu ka thene ne nje interviste te dhene ne kanalin e farance 3 kur gazetarja francesze e pyeti pse ne Shqiperi eshte rritur vaeferia? ky u pergjiegj: “Shqiptaret nuk po vdesin per buke” pra synimi i tije eshte qe ta çoje vendin ne krize urije si ne kohen e endhjerit vete ka vjedh sa nuk ka tu ti çoje me)) do ta ndaje me serbet e greket! Ky eshte rezultati final i kryendyresires shqiptare!!! Tung o mut!

  5. i rruni karin Edi Rames Nuk keni nje fakt qe ai vjedh ,vetem llafe boshe prej militantesh dhe qelbesirash te Sali Ram Berishes dhe Lyl Kurves Shqiptaret e dine kush jane hajdutet e vertete dhe kriminelet qe shkaterruan Shqiperine prandaj dhe votojne PS …Se shpejti keta te qelbesira te PeDe do jene ne burg

    1. Keta jan ” analiste” te Rames ku indirekt thon se e ka fajin opozita per gjithcka .Keta jan analiste te qelbur qe paguhen nga Rama .Duket nga surrati qe ka , tip spiuni e llapaqeni

    2. Mos ngaterro votimet e vjedhura me te ndershmet, o piçi i doçit i ores16:36 bir goreje e kuqe! Ps; mos kujto o mut, se jane te gjithe si ti qe ja thithin te tharin per nje kocke qe ju hedh ty dhe doçerve si ti!

  6. Sot te luftosh qe te sjellesh Berishen ne pushtet ose je i cmendur ose je miop . Kush je ti me zonje qe ju tregon shqiptarve se cduhet te bejne ? Pse nuk e ngrite zerin kur ky monster Berishe ju mbuloi kokat me shami te zeza nenave, grave , motrave , vajzave qe humben te dashurit e tyre ne gjithe zullumet e Berishes ne keta 30 vjet . Shporu nga ekranet shqiptare,zaho shpellkari me i ri i salihut qe ka 30 vjet qe ja thith karin e bythen ketij krimineli serb salih karaxhic berisha

  7. Myftar Lumeshi, i cili është parë të shoqërojë Sali Berishën sa herë ky i fundit ka qenë në selinë e PD.

    Biznesmeni i njohur rezulton se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe në Mars të 2021 dhe është nën hetim, së bashku me 8 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Europë dhe Britaninë e Madhe.

  8. Mes personazheve që kanë shoqëruar Sali Berishën në tentativat e tij për të pushtuar selinë e PD-së, është edhe Myftar Lumeshi, bashkë me Sali Lushën dhe Agron Kuliçajn. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi ka qenë protagonist të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998

  9. Bravo Elvis,

    Ka pak shanse qe komunistet (e vetequajtur demokrate) ketu larte e ata qe do te shkruajne ketu poshte, te kuptojne qe demokracia nuk eshte justifikim i krimeve te atij me te cilin je, per t’ju kundervene vjedhjeve dhe krimeve te atyre me te cilet nuk je.

    Pak shanse te kuptojne qe demokracia nuk eshte tifozllik per “liderin legjendar” te rradhes (me pare Enver, tani Sale, Rame a Bashe). Pak shanse te kuptojne se kur flet per abuzmet e njerit nuk po justifikon ato te tjetrit, por thjesht po flet per ate qe duhet te jete ne baze te demokracise – abuzuesit e pushtetit duhen ndeshkuar,

    Po varja, gomeret pellasin me shume se te tjeret, e gomere do te kete gjithmone

  10. Elvisi si gjithmone brilant dhe mendjeprehte. Gjynah qe nuk shkruan me shume. Te lumte. Ne kete llume gazetarie nje mendje e ndritur boheme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *