• |
ide | kryesore

Kokaina e kapur te bananet/ Policia jep detajet e operacionit: Arrestohen 3 persona

Arkiva



Policia e Shtetit dha këtë të premte detajet për operacionin e zhvilluar një ditë më parë, ku u sekuestruan mbi 100 kilogramë kokainë. Sipas Policisë janë sekuestruar 119 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe janë arrestuar 3 persona, Hasan Salihu, 63 vjeç, Gëzim Kalaja, 31 vjeç, banues në Tiranë, drejtues të automjeteve të firmës dhe Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine.

Policia tha se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë ushtruar kontroll në kamionin që transportonte kontejnerin me lëndë narkotike. Ndërkohë, në bashkëpunim me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *