• |
ide | kryesore

Papunësia u ul, por punësimi mbetet ende nën nivelet e parakrizës

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i të punësuarve në 3-mujorin e tretë të vitit 2021 ishte rreth 6000 persona më i ulët se 3-mujorin e tretë të vitit 2019 për grup moshën +15 vjeç, përpara se të fillonte pandemia, duke mos arritur ende nivelet e parakrizës.

Të dhënat më të hollësishme tregojnë së rënia e punësimit po lidhet edhe me zhvillimet demografike.

Për grup-moshën aktive në tregun e punës (15-64 vjeç) numri i të punësuarve në tremujorin e tretë 2021 ishte 1 % ose 12,524 persona më pak se në tremujorin e tretë 2019. INSTAT raporton në të njëjtën kohe se, numri i të punësuarve ka rënë ndjeshëm në grup-moshën aktive (15-64 vjeç), por nga ana tjetër punësimi tek personat në pension është rritur ndjeshëm. Në tremujorin e tretë 2021 numri i pensionisteve që punojnë është rritur me 6400 persona ose me 10 % duke e çuar numrin total në mbi 70 mijë.

Nga ana tjetër pjesëmarrja e popullsisë në forcën e punës (njerëzit në kërkim të një pune) arriti rekord në tremujorin e tretë 2021 mbi 70.1% për moshën 15-64 vjeç, por forca e punës shënoi rënie.

Forca e punës në tremujorin e tretë ishte 8600 persona ose 0.5% më e ulët se, në të njëjtën periudhe të vitit 2019, duke reflektuar kështu zhvillimet demografike dhe sidomos rënien e popullsisë në moshë pune, e cila ishte 1.7 % më e ulët në tre mujorin e tretë 2021.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, popullsia në moshë punë në fillim të janarit 2021 ishte rreth 32 mijë persona më pak se në janar 2020. Por ndërkohë nga fillimi i vitit emigracioni dhe rënia e lindjeve ka vijuar, duke bërë që treguesi i popullsisë të jetë edhe më i ulët në tremujorin e tretë 2021.

Emigracioni shihet si shkaktari kryesor për rënien e forcës së punës dhe disbalancat që janë krijuar. Pandemia Covid-19 e cila nisi si një krizë shëndetësore dhe më pas si një krizë ekonomike ringjalli trendët e reja të emigracionit. Kjo tendencë po ndihmohet nga rritja e kërkesës për punë nga vendet e zhvilluara të tilla si Britani e madhe dhe Gjermania.

Sipas të dhënave të Eurostat gjatë periudhës janar-korrik 2021 kërkuan azil 3715 persona nga Shqipëria, ndërsa në të gjithë vitin 2020 kishin kërkuar azil 9450 persona. Eurostat numëron vetëm numrin e personave që kërkojnë azil, por mijëra shqiptare të tjerë po ikin në emigracion me kontrata pune.

Sipas të dhënave të Eurostat nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE). Shumica e azilantëve janë të rinj në moshë dhe punësimi është arsyeja kryesore e emigrimit.

Mungesa e punonjësve është kthyer në shqetësim serioz sidomos për bizneset fason që e kanë të bazuar aktivitetin e tyre në krahun e lirë të punës. Fabrikat u përballen këtë vit nga një kërkesë jo e zakonte për produkte, por mungesa e punonjësve i ka penguar të përfitojnë./Monitor



1 Comment

  1. papunesia u ul,por punesimi mbetet i ulet.Na ishte nje vend alabakesh .Diktatori i vriste u merte shtepite i fuste ne burg kush thosh skam pune,kush thosh,skam buke,kush thosh skam te paguaj uje,drita.Dhe ky popull mori aratine sa ne greqi,sa ne itali.E pra e shikoni sa ra papunesia.Po i thane 12 kurvat e tij ne qeveri,keta ikin po punojne ne greqi dhe itali dhe skemi para as per roga as per pensione dhe diktatori shkoi me vrap ne greqi dhe itali dhe ju tha duam te njihni pensionet dhe te mi jipni mua se kur te dalin ata ne pension do jua jap une pensionet.Dhe diktatori po vjedh sa andej sa kendej .Borxhi po vete 15 miljard euro tani do mari dhe leket e pensioneve.Vidh o vidh o diktator.Keshtu eshte kur ke popull bageti dhe kurva ne qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *