• |
ide | kryesore

Sekuestrohen fishekzjarrë të rrezikshëm, një i arrestuar, një tjetër procedohet

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës sekuestroi 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese gjatë kontrolleve në disa zona dhe arrestoi në flagrancë një person, si dhe procedoi një tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. brenda të cilit u sekuestruan 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.  Ky shtetas u arrestua në kushtet e flagrancës.

Për të njëjtën akuzë atë të “Tregtimit dhe transportit të mallrave që janë kontrabandë” u procedua penalisht dhe shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *