• |
ide | kryesore

Sherr me thika mes të miturve, dy prej tyre dërgohen me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr mes të miturve ka ndodhur në Kuçovë, ku për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të lënduar me mjete prerëse, dhe dy të tjerë janë vënë në prangat e policisë, si autorë të dyshuar. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasve J.Q., 17 vjeç dhe M.Q., 15 vjeç të dy banues në Sheqëz, Kuçovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasit S.S., 16 vjeç dhe G.C., 16 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *