• |
ide | kryesore

Vaksinimi anti-Covid, Manastirliu: Mbërrijnë mbi 375 mijë doza Pfizer

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në kuadër të procesit të vaksinimit anti Covid, mbrëmjen e së enjtes kanë mbërritur në vendin tonë 375,000 doza të vaksinës Pfizer.

Manastirliu shkruan se përgjatë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Miku i mirë njihet në ditë të vështira🤝

Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer,  një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë “, shkruan Manstirliu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *