• |
ide | kryesore

Bllokohet në Fier një arsenal fishekzjarresh me fuqi të lartë shpërthyese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë kontrolleve nga Policia për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, pasditen e 31 dhjetorit janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

Arsenali me fishekzjarre u bllokua në lagjen “15 Tetori” në Fier dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë 38 vjeçarin banues në Fier

Ai është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës, informoi më 1 janar 2022 policia e Fierit.

Në cilësinë e provës materiale u sukuestrua sasia e madhe e fishekzjarreve. si dhe tre automjete tip furgon në të cilët ishin këto fishekzjarre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia ka arrestuar në flagrancë poseduesin e tyre, i identifikuar me inicialet A.Ç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *