• |
ide | kryesore

Izraeli nuk humbet kohë, nis vitin e ri me bombardime në Gaza

Arkiva, Planet, Të fundit



Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit. Ushtria tha se nuk ka lëshuar sirena paralajmëruese dhe nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse.

Hamasi, grupi islamist palestinez që kontrollon Gazën, nuk ka komentuar për këtë incident të raportuar.

Vitin e kaluar, Hamasi vazhdimisht ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, gjatë konfliktit 11-ditor që rriti tensionet në Jerusalem. Por, që prej majit të vitit të kaluar është në fuqi një marrëveshje e armëpushimit.

Ushtria izraelite në një raport të publikuar muajin e kaluar tha se pesë raketa apo mortaja ishin hedhur nga Gaza, që prej se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi.

Më 29 dhjetor 2021, nga të shtënat me armë në Gaza u lëndua një civil izraelit. Kjo shtyri që ushtria izraelite të kundërpërgjigje dhe si pasojë u plagosën tre palestinezë./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *