• |
ide | kryesore

Mesazhi i Papa Françeskut: Promovoni nënën dhe mbroni gruan

-Instant, Lajme, Planet



Papa Françesku mori pjesë në meshën e fundvitit në Vatikan, të cilën ia dedikoi të gjithë atyre që iu përgjigjën kësaj kohe pandemike me përgjegjësi dhe jo egocentrizëm. Të gjithë ndërkohë vunë re faktin që Papa nuk e celebroi vetë meshën, por ia la kardinalit të Vatikanit, një vendim i njoftuar vetëm pak çaste para nisjes së shërbesës fetare.

Ndërkohë, mesazhin e vitit te ri ia dedikoi nënave në të gjithë botën dhe luftës kundër dhunës ndaj gruas.

“Ndërsa nënat japin jetën e tyre dhe gratë ruajnë botën, le të punojmë të gjithë për të promovuar nënat dhe për të mbrojtur gratë. Sa dhunë ka ndaj grave! Mjaft! Të lëndosh një grua është të zemërosh Zotin, se nga një grua ai mori njerëzimin. Nënat dinë të kapërcejnë pengesat dhe konfliktet, dinë të sjellin paqen. Në këtë mënyrë ato arrijnë t’i shndërrojnë fatkeqësitë në mundësi për rilindje dhe mundësi rritjeje. Ato e bëjnë këtë sepse dinë të mbajnë, dinë si të mbajnë fijet e jetës së bashku”, u shpreh Papa Françesku.



1 Comment

  1. Dhune ndaj grave? 80% e viktimave te dhunes ne shkalle boterore jane meshkuj. Ne vend te themi te mbrojme jeten pavaresisht gjinise (sidomos ate te fetusit qe eshte me e sakrifikuara dhe zoteria nuk e permend hic), kapemi pas mitesh idiote ne menyre qe t’i bejme qejfin ca te nderkryerve qe ne fakt me shume se cdo gje urrejne Krishterimin. Une nuk e marr vesh kete Pape! Po e kthen Krishterimin ne mazhordom te interesave te elitave kulturore duke i vrare vetebesimin ne sistemin e vlerave qe e kane ushqyer per 2 mije vjet. Nuk eshte cudi qe kishat vec zbrazen nga besimtaret dhe prifterinjte nen vezhgimin e ketij Pape. Nje besim qe ka frike te pohoje vetveten i mbetet historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *