• |
ide | kryesore

Ndërrojnë jetë 12 persona, përgjaken festat në Indi

Arkiva, Të fundit



Të paktën 12 persona mbetën të vrarë ndërsa disa të tjerë u plagosën pas një kaosi të shkaktuar në një vend të shenjtë në Indi. Nga turma e njerëzve, shumë prej tyre u shtrinë në tokë, dhe janë shkelur nga të tjerë. Kjo dyshohet se ka sjellë dhe vdekjen e tyre.

Deri më tani, nuk dihet ende shkaku i kësaj rrëmuje, teksa autoritetet po vijojnë hetimet.

Pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmir. Kryeministri Narendra Modi tha se ishte “i pikëlluar” nga humbja e jetëve të qytetarëve.

Dhjetëra mijëra njerëz zakonisht e vizitojnë faltoren çdo ditë, dhe mendohet se kishte një kulm të vizitorëve për shkak të sezonit të festave.

Sipas një oficeri të lartë policie, nga rrëmuja mbetën të plagosur 14 persona, të cilët të gjithë u dërguan në spital.

Një zyrtar i lartë i qeverisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se numri i të vdekurve mund të rritet pasi faltorja ishte tepër e zënë me njerëz që përpiqeshin të vizitonin për Vitin e Ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *