• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje, dy persona përfundojnë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me dy të lënduar ndodhi pasditen e sotme në Savër të Lushnjes. Policia bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i një makine tip “Mercedes Benz” si edhe një grua 43-vjeçare, pasagjere në mjetin e përfshirë në aksident.

Të dy ata janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *