• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohet personi që i vuri zjarrin parlamentit të Afrikës së Jugut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar si autori i zjarrit që dëmtoi rëndë disa dhoma të parlamentit në qytetin Cape Town të Afrikës së Jugut.

Një zëdhënës i policisë tha se 49-vjeçari përballej me akuzat për zjarrvënie, thyerje shtëpie dhe vjedhje dhe do të paraqitej në gjykatë të martën.

Zjarrfikësit punuan për orë të tëra për shuarjen e flakëve.

Presidenti Cyril Ramaphosa e quajti këtë një “ngjarje të tmerrshme dhe shkatërruese” dhe u zotua se puna e parlamentit do të vazhdojë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një shtëllungë tymi të zi që mbushte qiellin, me flakë të mëdha që dilnin nga çatia e ndërtesës.

Mediat shkruajnë se nuk ka funksionuar sistemi kundër zjarrit dhe se alarmi ra vetëm kur zjarrfikësit ishin tashmë në vend. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *