• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi/ Mandi i Nishtullës dhe Silva Gunbardhi dalin në gjyq te Eni Çobani

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Një deklaratë e bërë nga këngëtari Mandela Mustafa, i njohur dhe me emrin e artit si “Mandi i Nishtullës” ka bërë që të përballet në emisionin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit me Silva Gunbardhin. Mandi akuzoi Silvën se kishte marrë mijëra dollarë në bashkëpunim e njohur “Të ka lali shpirt” dhe se atij i kishte mohuar të drejtat e autorësisë.


Në momentin që Gunbardhi tha se kishte ajo që kishte paguar të gjithë shpenzimet e këngës e të klipit erdhi edhe përgjigjia e kolegut. Mandi tha se ajo kishte marrë shumë fitime, madje në një çast tha se vetëm në Amerikë kishte marrë 50 mijë dollarë.


“Unë kam paguar gjithçka, veshjen klipin e kam bërë unë, shtëpinë e produksionit unë…” – tha Silva.

“Edhe çfarë, ti ke marrë 50 mijë dollarë në një koncert në Amerikë moj” – iu përgjigj Mandi.

Këngëtari ka akuzuar kolegen e tij se ka marrë të gjitha të ardhurat, ndërsa vetë ai pretendon që s’ka fituar asgjë nga kënga.

Kurse Gunbardhi hodhi poshtë akuzat duke thënë se ajo merr vetëm 10% të fitimeve, ndërsa u shpreh se Mandi Nishtullës ka nënshkruar një kontratë ku fitimet i ndan me kushëririn e tij, producent muzikor.
Këngëtarja madje shtoi se gjatë orëve të vona të natës, Mandi i Nishtullës e telefon, e kërcënon dhe e ofendon.

Por në fund të dy këngëtarët kanë “shuar” gjakrat dhe Mandi i Nishtullës i puthi dorën koleges së tij.
Ndërmjetësuesja Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht dhe të dy nisën të interpretonin sërish këngë “Të ka lali shpirt”, për të cilën ka nisur edhe sherri. ©LAPSI.al

Auto-Skicë

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.