• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u zbulua 119 kg kokainë pas 10 orësh në kontejnerin e ardhur nga Ekuadori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës la këtë të diel në “arrest me burg” Marson Muratajn, menaxher i kompanisë “Zico” dhe 2 shoferët Hasan Saliaj dhe Gëzim Kalaja të cilët u arrestuan 3 ditë më parë për sasinë 119 kg kokainë që u kap në një prej kontejnerëve të ardhur me banane nga Ekuadori. Në seancën gjyqësore prokuroria ngriti dyshime për përfshirjen e 3 te arrestuarve në trafik droge.

Prokurori tha se në 28 dhjetor 2021 në orën 18.30 shoferi Hasan Saliaj ka shkuar me kamionin me targa AA126 RE në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane që kishte ardhur nga Ekuadori nëpërmjet portit Gioa Tauro në Itali me destinacion final ambientet e kompanisë në Vaqarr.

Shoferi tha se duke u kthyer nga Durrësi, në afërsi të fshatit Romanat, 4 persona të maskuar i kanë dalë përpara dhe njëri prej tyre i ka thënë: “Jemi shteti, hap krahun”.

Shoferi thotë se ky person hyri në kabinën e kamionit dhe e kërcënoi “mbylle gojën se do të zhduk familjen po fole”.

Sipas tij, 3 persona të tjerë për 30 minuta kanë kontrolluar kamionin, duke e kthyer përmbys, por janë larguar pa marrë asgjë.

Por prokurori thotë se në vend që të raportonte ngjarjen, shoferi nuk njoftoi policinë, por sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se i ishin shpuar dy goma.

Për t’i ardhur në ndihmë, në Romanat ka shkuar shoferi tjetër Gëzim Kalaja. Pasi janë ndërruar gomat, Saliaj e ka çuar kamionin në kompani.

Arsyet se përse nuk ka treguar çfarë kishte ndodhur dhe informoi një ditë më vonë drejtuesit mbeten mister. Ishin drejtuesit e kompanisë që njoftuan forcat e rendit.

Kur policia ndërhyri, zbuloi se në 7 arka ishin fshehur në pjesën e poshtme, brenda të cilave kishte 100 pako me lëndë narkotike kokainë.

Kontejneri me banane kishte ardhur nga Ekuadori, në Italia autoritetet kishin konstatuar se i mungonte plumbçja. Pasi e kanë ndërruar, kontejneri ka vijuar rrugën për në Shqipëri, deri në ambientet e kompanisë ku dhe u zbulua droga.

Autoritetet dyshojnë se një pjesë e drogës është marrë në Itali ndaj dhe kontejneri është gjetur i hapur. Mbetet mister fakti që personat që ndaluan kamionin në mes të rrugës nuk morën asgjë dhe po ashtu mister fakti që shoferi dhe menaxheri i kompanisë njoftuan policinë gati 10 orë me vonesë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Eshte e qarte ne fakt. Kane lajmeruar policine kur kane dyshuar se po mbikqyreshin dhe ndoshta pasi kane marre nje pjese te ngarkeses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *