• |
ide | kryesore

Ed Sheeran zbulon arsyen pse nuk pëlqehet ngjyra e flokëve të tij në Amerikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka  treguar së fundmi arsyen pse njerëzit në Amerikë nuk pëlqejnë ngjyrën e tij të flokëve.

Gjatë një interviste për “Slam Radio”, këngëtari rrëfeu se  mendon që seriali i animuar “South Park” i shkatërroi mundësinë që flokët e tij të shiheshin ndonjëherë si të lezetshëm. :Të kesh flokë të kuq në Angli ishte gjithmonë një gjë që nuk komentohej shumë. Por kurrë nuk ishte diçka në Amerikë. Njerëzit kurrë nuk e dinin se çfarë ishte xhinxheri në Amerikë. Ai episod i “South Park” më shkatërroi jetën. Unë do të shkoja në Amerikë dhe të gjithë do më thonin se e pëlqenin ngjyrën time të flokëve. Pastaj më kujtohet ai episod që doli dhe ky ishte në mbarë botën për pjesën tjetër të jetës sime”, u shpreh Sheeran. Megjithatë, ai u deklaroi se është ende një fans i madh i “South Park” dhe do të donte të shprehej në të nëse do të paraqitej ndonjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *