• |
ide | kryesore

FOTO/ Cancelo, momente terrori për Vitin e Ri: grabitet e plagoset para shtëpisë së tij

-Instant, Sport



Një fund viti për tu harruar për Joao Cancelon. Anësori i Manchester Cityt është sulmuar dhe grabitur në shtëpinë e tij, siç ka treguar vetë në Instagram, ku është shfaqur me një plagë të madhe mbi vetull. “Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër frikacakë që më plagosën dhe u përpoqën t’i bënin keq familjes sime. Kështu ndodh kur reziston – shkruante ai në story – Ata arritën të më merrnin të gjithë xhevahiret dhe më lanë me fytyrën time në këtë gjendje. Nuk e di se si mund të ketë njerëz kaq të këqij.”

Manchester City tregoi menjëherë afërsinë me lojtarin e tyre: “Joao dhe familja e tij kanë mbështetjen e Klubit”, ishte mesazhi në Tëitter i Citizens, “të tronditur dhe të mërzitur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *