• |
ide | kryesore

Messi i infektuar me Covid, karantinë në Argjentinë. Pochetino humb toruan: “Nuk e di kur do të kthehet”

-Instant, F1, Sport



Pas pushimeve të fundvitit dhe në pritje të lëvizjeve të para të merkatos, kampionatet e ndryshme kanë rifilluar përgatitjet për vazhdimin e sezonit në pasiguri. Bumi i infeksioneve me Covid po i mban të gjithë në pezull. Përpara se të rifillonin stërvitjet, lojtarët dhe stafet në fakt iu nënshtruan tamponëve të kontrollit dhe lajmet nuk ishin shumë inkurajuese, me raste pozitive që u shfaqën në ekipe të ndryshme, në të gjithë Europën.

Por ajo që bën më shumë zhurmë është infektimi i lojtarit simbol të dekadës së fundit Lionel Messi. Paris Saint-Germain ka bërë të ditur emrat e katër lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë pas tomponeve të kryera, e mes tyre është edhe Lionel Messi, i cili do të respektojë karantinën në Argjentinë. Të shtunën klubi kishte shpallur katër lojtarë pozitivë, sot u zbuluan emrat: së bashku me argjentinasin janë të infektuar edhe Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala. Futbollistët janë në izolim. “Nuk e di se kur do të mund të kthehet”, ka thënë Pochettino, duke folur për Pleshtin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *