• |
ide | kryesore

PSG heq dorë nga Icardi vetëm me titull përfundimtar: Juventus shpreson në presionin e sulmuesit

-Instant, Sport



Rebus sulmuesish te Juventus: Allegri kishte kërkuar tashmë një qendërsulmues në merkaton e janarit, domososhmëria ka lindur edhe më shumë duke pasur parasysh dëshirën e Moratas për të shkuar te Barcelona. Në klubin e Juventusit kanë nisur të bëjnë llogari, dëshira është të mos blihet me titull përfundimtar për të pasur lirinë për të zgjedhur profilin e preferuar (në fillim Vlahovic, pastaj Scamacca) në verë, por zgjidhjet e ekzaminuara deri tani nuk shkojnë në drejtimin e një huazimi të thjeshtë ose më së shumti me të drejtë blerje. Pasi dolën nga lista Milik dhe Depay (i propozuar nga Barça), Cavani dhe Aubameyang shihen si alternativa të vakëta për arsye ekonomike dhe moshe, kështu që emri më i nxehtë është ai i Mauro Icardit.

Nuk është mister, nga ana tjetër, ish-kapiteni i Inter i pëlqen shumë Allegrit. E trajneri dëshiron shumë një sulmues të parë që të merret vetëm me golin. Vetë argjentinasi e sheh pozitivisht rikthimin në Itali dhe as Paris Saint-Germain nuk do ta kundërshtonte, me kushtin e një shitje përfundimtare duke qenë se synojnë të fitojnë të paktën 100 milionë nga shitjet në merkaton e dimrit. Juve, përkundrazi, mendon vetëm për huazimin e thatë, maksimumi i shoqëruar me të drejtën e blerjes.

Nuk mund të flitet ende për negociata, por për sinjale të para, kontakte, edhe sepse diferenca e pikëpamjeve në modalitetin e marrëveshjes duket e pakapërcyeshme për momentin. Prandaj Juventusi duhet të gjejë një formulë që mund të bindë klubin francez, duke shpresuar gjithashtu edhe në një presion nga vetë Icardi mbi Leonardon. Nesër nis zyrtarisht merkato e transferimeve, e do të nisë edhe sprinti drejt numrit të ri 9 të Juventusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *