• |
ide | kryesore

Tre të vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara nga zjarri, Biden shpall gjendjen e katastrofës

-Instant, Lajme, Planet



Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në Kolorado, duke shkaktuar mijëra evakuime dhe duke shkatërruar gati 1000 shtëpi.

Zyrtarët fillimisht thanë se nuk kishte raporte për viktima apo banorë të zhdukur pas zjarrit që shpërtheu më 30 Dhjetor në periferi në veri të zonës metropolitane të Denverit. Sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre personat e zhdukur, të cilët ai nuk pranoi t’i identifikonte, jetonin të gjithë në shtëpitë që ishin djegur nga flakët.

Autoritetet po hetonin të gjitha rrugët për të përcaktuar burimin e zjarrit, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare.

Sakaq ai ka përcaktuar edhe fondet federale për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura, raporton BBC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *