• |
ide | kryesore

Vaksinimi i detyruar trondit Juventus e Inter: italianët rrezikojnë fushë neutrale në Champions e Europa League

-Instant, Sport



Rreziku është ende minimal, por ekziston dhe është mirë që të merret në konsideratë sepse pasojat nga pikëpamja sportive mund të jenë shumë të mëdha. Detyrimi i vaksinimit për atletët profesionistë, i vendosur nga qeveria italiane, në fakt mund të ketë pasoja të rëndësishme në ndeshjet e Interit dhe Juventusit në Champions League dhe në Europa League për Napolin dhe Lazion. Duke qenë se për momentin nuk është marrë një vendim i njëjtë nga të gjitha vendet evropiane, teknikisht skuadrat që vijnë për të luajtur në Itali duhet të demonstrojnë se kanë vaksinuar të gjithë lojtarët, të cilët në rast të kundërt nuk do të dilnin dot në fushë. Një çështje që e bëri UEFA-n të shqetësohej dhe që, të paktën në letër, mund të bindë organizatën më të rëndësishëm europiane që, ndeshjet në shtëpi në Champions e Europa League të skuadrave italiane t’i luante në një fushë neutrale. Natyrisht në një vend ku futbollistët nuk janë të detyruar të vaksinohen.

Një cështje e vërtetë që UEFA po e studion dhe vlerëson me kujdes, ndoshta në pritje që nga Italia të vijë ndonjë përjashtimi të veçantë për lojtarët e klubeve të huaja. Padyshim që çështja nuk do të prekë as Liverpool, kundërshtar i Interit në 1/8 e Champions League, as Villarrealin që do të sfidojë Juventusin. Por më 16 shkurt, kur kuqezinjtë e Klopp të ndalojnë në Milano, sigurisht që do të kuptohet më mirë nëse zgjedhja e qeverisë italiane ndikoi apo jo në të ardhmen europiane të zikaltërve të Inzaghit. Dhe një javë më vonë i njëjti diskutim do të vlejë për Napolin (në shtëpi kundër Barcelonës) dhe Lazion (në Olimpico kundër Porto) në Europa League.

Me pak fjalë, pa një ndërhyrje ad hoc nga Italia, apo një detyrim “dypalësh” vaksinimi nga Anglia, Spanja dhe Portugalia, mundësia që UEFA të marrë një masë drastike – dhe shumë të dëmshme – ekziston.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *