• |
ide | kryesore

119 kg kokainë mes bananeve/ Ja foto e skanerit që nuk zbuloi ngarkesën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo është fotoja e skanerit të kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë në zonën e Vaqarit.

Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

LEXO EDHE:
VIDEO-EMRAT/ Me kallash në ‘Range Rover’, arrestohen dy të rinjtë

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e ‘Goia Tauro’ në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane. Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur.

Dje gjykata la në burg 3 të arrestuarit nga operacioni që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori. Në burg janë Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *