• |
ide | kryesore

27-vjeçari në Fier kundërshton policët dhe tenton të futet me forcë në komisariat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar me dhunë efektivët dhe më pas ka tentuar të futet me forcë në ambientet e komisariatit.

Policia bën me dije se materialet hetimore në lidhje me këtë çështje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduarale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, i cili ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduarale”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *