• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Misteri i të riut që u plagos në Shkodër dhe historia e gjakmarrjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vinçens Piroli 34-vjeç u plagos mbrëmjen e kësaj të hëne me armë zjarri. Ai u paraqit i lënduar në spitalin e Lezhës ku deklaroi se është qëlluan nga persona të panjohur në Shkodër. Një person ende i paidentifikuar e dërgoi në spitalin e Lezhës për ndihmë, ndërsa më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Por dihet fakti, që Piroli me origjinë nga Sanxhaku, Kurbin është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mali i Zi e kërkon pasi Vinçens Pirolin së bashku me Dorjan Lalën pasi akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.

Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen. E ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte lirisht dhe sonte u qëllua duke mbetur i plagosur, ndërsa tashmë ndodhet në duart e drejtësisë. /abcnews.al



1 Comment

  1. 😂😂😂😂😂😂😂
    “Duart e drejtesise se kimetes dhe ramutit”
    Kjo eshte gallate.
    Ai po vdes njeriu nga plumbat.
    Edhe ne vend ku i ndolli problemi..
    Nuk shkoi per mjekim…
    Sepse jane vete policet dhe shteti vrases…
    Prandaje ai derisa te sherohet ok…
    aty do rrije sepse ska nga vete!
    Por kur te sherohet do hapi krahun dhe vazhdon punen e vet.
    Ca policie a derbardhe.!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *