• |
ide | kryesore

Hoeness tregon prapaskenën me Real Madrid: “Ia rrëmbeva Ribery duke e ftuar për darkë me ushqim hallall”

-Instant, Sport



Ish-presidenti i Bayern Mynih, Uli Hoeness, në një intervistë për DPA, është kthyer të flasë për një histori të merkatos së transferimeve, që më pas rezultoi të ishte një lëvizje e jashtëzakonshme. Bavarezët në atë kohë arritën të bindnin të qendronte Franck Ribery, kur ai ishte gati të shkonte te Real Madrid, por mënyra si e bënë, është e pabesueshme: “Historia mes Ribery dhe Bayern ishte gati të përfundonte në 2010. Menaxherët e tij e kishin shitur atë te Real Madrid, ishte e kryer, por unë e ftova atë dhe gruan e tij Ëahiba të hanin në shtëpi me ne. Gruaja ime Susi gatoi hallall, posaçërisht për ta. Ne patëm një mbrëmje të këndshme dhe rreth mesnatës Ëahiba zbuloi se ata do të qëndronin në Mynih”.

Futbollisti francez, i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2007, i qëndroi besnik klubit bavarez deri në vitin 2019, duke shënuar 86 gola në 273 paraqitje, përpara se të transferohej në Itali dhe të vazhdonte karrierën me fanellat e Fiorentinës dhe Salernitanës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *