• |
ide | kryesore

Kokaina nga Ekuadori/ Alibia qesharake që kompromenton kontrollet në Portin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Alibia me të cilën dolën në gjykatë transportuesit e 119 kilogramëve kokainë ngre dyshime të forta për bashkëpunimin e njësisë përgjegjëse për skanimin e kontenierëve në Portin e Durrësit. Kamioni doli i pastër nga skaneri, megjithëse në të ishin ngarkuar një sasi e madhe me kokainë.

Sipas administratorit të firmës Zico Sh.A, Marson Murataj që merret me import-eksport të bananeve dhe dy shoferët e kontejnerit Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, kamioni po lëvizte nga Porti i Durrësit drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A, kur në zonën e Vaqarit ka ndodhur një histori e çuditshme.

Në afërsi të fshatit Romanat, kamioni është ndaluar nga 4 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Sipas shoferit të kontejnerit ata e kanë thënë që të mos hapë gojën duke e kërcënuar me familje.

Administratori i kompanisë ka deklaruar se kontenjeri që kishte sjellë ngarkesën Hasan Saliu (shoferi) ishte i çrregullt dhe se atij i kanë dalë në rrugë dhe i kanë thënë se hapte krahun. Ai ka ndaluar dhe personat e maskuar i kanë kontrolluar kontenjerin. Sipas tij, personat kanë hapur kontenjerin, kanë kontrolluar mallin dhe pasi janë larguar personat i kanë lënë derën hapur të kontenjerit me disa kuti në tokë.

Sipas dëshmisë, 4 persona të veshur me të zeza, me kapuça dhe fytyrën e kishin të zënë me një golf. Në grup siç ishin i kanë dalë para dhe i kanë thënë ne jemi “shteti, hape krahun këtu”. Në këtë moment në sendiljen e parë të pasagjerit i ka hipur njëri prej tyre.

Në këtë situatë shoferi ka hapur krahun në hyrje të karburant Kastratit dhe njëri prej personave të maskuar i ka thënë “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”. Kurse tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenjerit, kanë hyrë brenda dhe ku ka ndenjur rreth 30 minuta duke “kontrolluar”. Pasi kanë zbritur i kanë çarë gomat e kontejnerit dhe kanë ikur në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.

Teksa ata u largua shoferi ka zbritur dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë. Duke kontrolluar ka shkuar tek dera e pasme e kontenjerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura. Pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontenjerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të një karburanti ku ka hapur krahun.

Aty ka njoftuar punonjësit e firmës Zico Sha, shtetasit Edi Shkreta dhe Petrit Demishaj, të cilëve u ka thënë që t’i sillin gomat. Pasi ka pritur 2 orë ka ardhur shoferi tjetër i firmës Gëzim Kalaja i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë Zico sha, në Vaqarr, Tiranë. Më pas me datë 29 për këtë ngjarje ka komunikuar me menaxherin Marson Murataj, të cilit i ka shpjeguar situatën që kishte ndodhur.

Po të nesërmen, në datë 29 Dhjetori, të arrestuarit kanë njoftuar policinë. Ka qenë menaxheri Marson Murataj, që nga jashtë Shqipërisë ka telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon duke e njoftuar për ngjarjen. Pasi policia ka zbarkuar në magazinë, aty është bërë edhe shkarkimi i arkave me banane.

Pikëpyetjet që ngrihen në këtë histori janë të shumta, por duket se me alibinë e tyre, të arrestuarit kanë shfajqësuar punonjësit e portit, ku ka kaluar kokaina. Alibia e të arrestuarve lë të kuptohet se droga mund të jetë ngarkuar rrugës për në magazinë, ndërkohë që në port nuk ka pasur asnjë sinjal se ishte e ngarkuar me kokainë. Sot në media është publikuar edhe foto e nxjerrë nga skaneri në portin e Durrësit, ku në kamion nuk ka asnjë shenjë të pazankontë.

Pikërisht për këtë alibi në kufijtë e të pabesueshmes, gazetarët që kanë ndjekur ngjarjen kanë ironizuar autoritetet.

“E ndalin ca “pasagjerë” me maska e kallashnikovë në Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin derën. Në darkë e parkojnë kontejnerin në Vaqar, sistemojnë arkat me “banane”, pastaj kujtohen në mëngjes se duhet njoftuar policia. Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilogramë “banane bardhoshe”…. Të paktën na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisën nga Guayaquil, sa bitisen në Vaqarr?!” shkruan Artan Hoxha në rrjetet sociale.

“Alo policia hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 tonë banane? Sekuestrimi i 119 kilogramë kokainë që solli arrestimin e tre personave midis tyre shoferi dhe të punesuar në kompaninë Zico ka aq shumë përplasje faktesh saqe të bind se gjithçka lidhet me trafikun e drogës ndodh ne nje mjedis të kompromentuar, me një njësi antidrogë që duket se është krejt jashtë aktualitetit” ka ironizuar edhe gazetarja Anila Hoxha.

“Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano dhe Drejtori tjetër Tonin Vocaj, është vënë në dijeni, se cfarë kishte ndodhur vetëm një ditë më pas.
Ndërsa strukturat e hetimit të trafikut të narkotikëve s’kanë pasur asnjë informacion. Policia ka shkuar në vendgjarje dy ditë pasi kishte ndodhur fakti, i futjes në kamion të 4 personave në fshatin Romanat” kavënë në dukje gazetari Elton Qyno.

Pavarësisht detajeve të ngjarjes dhe të një alibie qesharake nga transportuesit e kamionit me 119 kg kokainë, e sigurtë është që linja e trafikut të drogës nga Ekuadori drejt Shqipërisë tashmë është konsoliduar dhe autoritetet shqiptare, në mos janë kompromentuar, janë krejtësisht jashtë loje./Lapsi.al



16 Comments

  1. Perralle e rendomte! Si ha njeri keto, shteti me kompanine bashkepunim, jo kontrolli jo kjo po ajo. Shume i shemtuar skenari, pernje cigare ashash ifusni ne burg fakirat kurse keta cubat e juaj as emrin sja permendni. Zor i madh .

  2. Asgje te panjohur nuk ka,Sali Berisha tha per baxhanakun qe as emrin nuk ja di ?
    E pse ta dine keta shofere injorante se cndodh,asnje fakt ,asnje evidence,nuk ka asgje materiale.
    Hamendjet se pse keshtu apo ashtu,askush nuk e ha, jane retorika njerzish por jo prova.
    E sigurte qe do te dalin nga burgu shpejt sepse nuk ka asnje prove.
    Po droga akoma eshte ne Polici apo nuk dihet?

  3. O blush ç lidhje ka Berisha ketu shiko kamjonin e ke gjysm bosh ne skaner spaska gjetur ngarkes ne ekuadore
    Neveri shtet mafioz

    1. Berisha esht politikani me i mire nuk esht vasal i ambasades avgane as i erdoganit as i vuçiçit .Dhe shqipetaret e dine ket ,rames i ka höre frika nga kthimi i Berishes kjo u vertetua nga mastrubusi rilindjes kol pllazma

  4. Sot te luftosh qe te sjellesh Berishen ne pushtet ose je i cmendur ose je miop . Kush je ti me zonje qe ju tregon shqiptarve se cduhet te bejne ? Pse nuk e ngrite zerin kur ky monster Berishe ju mbuloi kokat me shami te zeza nenave, grave , motrave , vajzave qe humben te dashurit e tyre ne gjithe zullumet e Berishes ne keta 30 vjet . Shporu nga ekranet shqiptare

  5. ore kjo ngjarje mund te kete ndodhur, por probabiliteti me i madh eshte qe banditet e kane shkarkuar kamionin dhe kan harruar aty 180 kg qe kapi policia. kjo madje eshte rrethane renduese per policine e portit pasi sasia qe ata kan shkarkuar mund te jete shumfish me w madhe nga ajo qe u kap.

  6. Myftar Lumeshi, i cili është parë të shoqërojë Sali Berishën sa herë ky i fundit ka qenë në selinë e PD.

    Biznesmeni i njohur rezulton se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe në Mars të 2021 dhe është nën hetim, së bashku me 8 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Europë dhe Britaninë e Madhe.

  7. Leri pordhet,ku jane provat edhe kete here nuk evidence,
    Njelloj si rrogat e Bushatit dhe Shkullakut qe kalojne pa asnje prove,e kush e rruan?
    Paguani edhe per Qirjan ore…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *