• |
ide | kryesore

Lëvizi mbrapsht me makinë në autostradë dhe shkaktoi aksident, arrestohet 27-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident të rrezikshëm mbrëmjen e të dielës në autostradën Vlorë-Fier. I arrestuari, N.A., banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, mësohet se po ecte mbrapsht në autostradë me makinën e tij tip Mercedes Benz të dielën rreth orës 18:00, dhe si pasojë është përplasur me një tjetër makinë, tip Seat.
Si pasojë është plagosur pasagjerja që ndodhej në makinën Seat, e cila u dërgua në spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *