• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Dibër, humb jetën një person

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë. Makina “Volkswagen Pasat” ka dalë nga rruga, si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë  lënduar 3 të tjerë të cilët janë në spital.

“Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital”.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po hetohet për shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *