• |
ide | kryesore

Në Francë nuk lejohet, por në Kili po: i linduri i parë për 2022 quhet… Griezmann Mbappè!

-Instant, Sport



Zgjedhja e emrit për t’ia vënë fëmijës mund, ndonjëherë, të shkaktojë një duel të vërtetë mes çiftit. Ka nga ata që shtyjnë t’i vendosin fëmijës emrin e ndonjë paraardhësi, ka nga ata që do të donin t’i vendosnin të voglit një emër plot kuptim që do ta shoqëronte për gjithë jetën. Ka edhe nga ata që zgjedhin emra ekzotikë thjesht për të mos vënë një emër “normal” dhe më pas nga ata që duan dëshpërimisht t’i vënë fëmijës së tyre emrin e një personazhi që adhurojnë, shpesh emrin e një futbollisti.

GRIEZMANN MBAPPÈ – Dikush në Kili, megjithatë, ka vendosur ta ekzagjerojë, siç dëshmohet nga postimi social (padyshim tashmë viral) i një spitali lokal. Materniteti i Copiapòs, një qytet me 150 mijë banorë 800 km larg Santiagos, në fakt ka festuar të lindurin e parë të vitit 2022. Një traditë e vërtetë për çdo maternitet, që këtë herë ka marrë një kthesë mjaft futbollistike. Pikërisht kështu, sepse i pari i të gjithë rajonit Atacama quhet … Griezmann Mbappè. Me sa duket, mami dhe babi i tij janë dy tifozë të mëdhenj të kombëtares franceze, duke qenë se është e vetmja skuadër me të cilën kanë luajtur bashkë Djalli i Vogël dhe numri 7 i Paris Saint-Germain. Ose ndoshta ata kujtuan një histori të çuditshme të disa viteve më parë …

PO LUKA MODRIC? – Pas Botërorit 2018, në fakt, kishin nisur të shfaqeshin emra të veçantë për fëmijët e lindur në mes të korrikut. Dikush në Peru kishte vendosur ta quante djalin e tij “Luka Modric”, ndërsa në Francë një çift kishte bërë më shumë, duke i dhënë si emër fëmijës së tyre “Griezmann Mbappè”. Mirëpo, me gjithë impaktin global të lajmit, dikush nuk u argëtua shumë. Po flasim për autoritetet, që penguan prindërit ta quanin fëmijën si dy nga heronjtë e kampionatit botëror në Rusi. Këtë herë, duke përjashtuar trazirat e bujshme, duket se nuk ka kush të protestojë për zgjedhjen e prindërve të rinj kilianë. Pra, mirësevjen Griezmann Mbappè. Me një emër të tillë, kushedi çfarë pritshmërish do ketë me topin ndër këmbë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *