• |
ide | kryesore

Nga administrata në polici, rikthimi i efektivëve në kupolë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të gjithë punonjësit e policisë që janë të transferuar me detyra në administratën publike ,mund të rikthehen sërish në kupolën blu.

Ky është vendimi i fundit i këshillit të ministrave i publikuar në fletoren zyrtare. Punonjësit e Policisë së Shtetit të emëruar ose transferuar në struktura të institucioneve të administratës, sipas këtij vendimi, pas mbarimit të afatit, emërohen në detyrë brenda strukturave policore, në përputhje me kualifikimin profesional dhe gradën që mbajnë.

Çdo efektiv paraqet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kërkesën me shkrim për rikthimin.

Ndërsa vete Drejtori i Përgjithshëm ka të drejtë që për nevoja pune, të kërkojë rekrutimin e punonjësit në Policinë e Shtetit, para plotësimit të afatit të transferimit, por jo më parë se 6 muaj nga transferimi.

Ndërkohë nëse rikthimi në kupolën e policisë së shtetit bëhet pas një periudhe mbi 1 vjeçare, për këto raste kërkohet një vërtetim besueshmërie i cili ka të bëjë më rezultatet e verifikimit të të dhënave të vetëdeklaruara në raport me ato të regjistrave fizikë dhe elektronikë të Policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore./Ora News/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *