• |
ide | kryesore

Policët në Serbi i këndojnë gjenocidit në Srebrenicë! Deputeti shqiptar: Fytyra e Serbisë së Vuçiçit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video e policëve të Pribojit në Serbi që festojnë Vitin e Ri duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicë është shpërndarë në rrjet, duke shkaktuar valë reagimesh.

Në video, policët bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi, ndërsa video është publikuar në Facebook nga njëri prej policëve dhe është realizuar gjatë festimeve në një restorant.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka cilësuar videon ‘skandaloze’, teksa thotë se pamjet tregojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë së Vulinit dhe Vuçiç.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit. ‘O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re’. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiç. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, shkruan Kamberi.

Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *