• |
ide | kryesore

Rritet numri i grave të dhunuara gjatë pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ajo u rrah për vdekje, para fëmijëve të saj”, “Ai e goditi me thikë se ishte xheloze”. Këta janë disa nga titujt e shumtë gjatë vitit që lamë pas dhe që nxjerrin në pah problemin në rritje të dhunës në familje. Një fenomen që ka shkatërruar jetën e shumë femrave.

Por rastet e dhunës në familje janë rritur edhe më shumë për shkak të pandemisë. Sipas një raporti të fundit të OKB-së, kjo është quajtur një “pandemi hije” që shpaloset paralelisht me pandeminë Covid-19 – ajo tashmë ekzistonte, por masat e kontrollit i bënë edhe më të vështira për të zbuluar rastet e dhunës në shtëpi.

Numri aktual i rasteve të dhunës në familje është i vështirë për t’u vlerësuar. Sigurisht që është shumë herë më i lartë se sa është raportuar.

“Situata është shumë serioze”, tha Lina Stotz nga grupi i të drejtave të grave Terre des Femmes në Gjermani, ku edhe dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm. “Shpesh harrojmë”, shton ajo, “që dhuna në familje është pjesë e jetës së përditshme të shumë grave. Ekziston në të gjitha klasat shoqërore pavarësisht të ardhurave, profesionit apo prejardhjes”. Ajo beson se shumë herë është një përpjekje për të imponuar pushtet. “Ka një dëshirë nga partneri, sidomos nga burri, që ta kontrollojë gruan, ta dominojë atë.

“Shumë vrasje ndodhin kur një grua shpreh dëshirën për tu ndarë dhe më pas burrat shpërthejnë sikur të mendonin se ishte pronë e tyre”.

Është interesante të shohim shifrat e OKB-së:

–Në mbarë botën rreth 750 milionë gra, pothuajse një në tre janë dhunuar fizikisht nga partneri i tyre të paktën një herë në jetën e tyre (30% e grave mbi 15 vjeç). Përqindjet e depresionit, çrregullimeve të ankthit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme janë shumë më të larta në mesin e grave që janë abuzuar.

-Shumica e dhunës ndaj grave është konstatuar nga bashkëshortët aktualë ose të mëparshëm. Më shumë se 640 milionë gra të moshës mbi 15 vjeç janë abuzuar nga një partneri (26% e grave).

-Pothuajse një në katër vajza adoleshente të moshës 15 deri në 19 (24%) janë abuzuar seksualisht ose fizikisht nga një partner i ngushtë apo bashkëshorti. 16% e të personave të moshës 15 deri në 24 vjeç kanë përjetuar dhunë gjatë pandemisë.

-Një në katër femra është dhunuar fizikisht ose seksualisht nga bashkëshorti gjatë 12 muajve të fundit.

-Thirrjet për ndihmë janë pesëfishuar në disa vende pasi shkalla e dhunës është rritur për shkak të pandemisë Covid-19. Lëvizshmëria e kufizuar, izolimi social dhe pasiguria financiare rrisin cenueshmërinë e grave ndaj dhunës në familje në mbarë botën, raporton abcnews.al

Çdo ditë në planetin tonë, 137 gra vriten nga një anëtar i familjes së tyre. Këto të dhëna, para pandemisë kanë ndryshuar ndjeshëm, sipas shkencëtarëve të OKB-së. Mesatarja e vrasjeve të femrave mendohet të jetë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

Më pak se 40% që janë dhunuar kanë kërkuar ndihmë. Në shumicën e vendeve me të dhëna të disponueshme për këtë çështje, nga gratë që kërkojnë ndihmë, shumica i drejtohen familjes dhe miqve dhe shumë pak i drejtohen institucioneve formale si policia dhe shërbimet shëndetësore.

Më pak se 10% e atyre që kërkuan ndihmë raportuan në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *