• |
ide | kryesore

“Situatë e nxehtë”, çështja Lukaku, sot takimi me Chelsean e Tuchel: ja çfarë pritet të ndodhë

-Instant, F1, Sport



Intervista e polemikave, reagimi i Tuchel, përjashtimi nga ndeshja ndaj Liverpool: Romelu Lukaku dhe Chelsea do të përballen me të gjitha këto në takimin e sotëm ku do të marrë pjesë edhe tekniku gjerman. Situata është fluide, Blues nuk duan (dhe nuk mund) të humbasin një lojtar të paguar 115 milionë euro vetëm pak muaj më parë, por belgu ka bërë të ditur se “situata është e nxehtë” ndaj çdo skenar mbetet i hapur.

Nëse dje, pas 2-2 ndaj Reds, Tuchel kishte përdorur diplomacinë duke thënë: “Ka gjithmonë një mënyrë për t’u kthyer mbrapsht, nuk është hera e parë që më ndodhin situata të tilla. Do të dini më shumë pasi të kemi marrë një vendim”, ajo që filtron nga njerëzit afër Lukakut tregon për një pakënaqësi ende të fortë te sulmuesi, ndoshta nuk është penduar për intervistën e dhënë pa leje.

“Nuk mund t’ju them shumë, situata është e tensionuar. Pas takimit të së hënës do të mund të flas më shumë”, janë mesazhet që Big Rom i ka dërguar Tim Howard, ish-shokut të skuadrës në kohën e Manchester United, në NBC. “Mendoj se ai është i frustruar, intervista u bë vetëm sepse me Interin mbeti hapur çështja e një lamtumire të ashpër”, tha ish-portieri amerikan.

Në planet e klubit, një shitje, qoftë në formë huazimi apo plotësisht, nuk bëhet fjalë, por është e qartë se zhvillimet e ardhshme do të varen shumë nga tonet dhe konceptet e shprehura nga drejtuesit. Ditë vendimtare e sotmja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *