• |
ide | kryesore

SPAK fut në shënjestër zyrtarët e portit që u “shpëtoi” kokaina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fotoja e kamionit që edhe pse u skanua në Portin e Durrësit, nuk u zbulua dot sasia prej 119 kg kokainë që sekuestrua në Vaqarr ka sjellë nisjen e hetimeve.

Në ditët në vijim pritet që hetimet për këtë rast të kryhen nga prokuroria e posaçme SPAK, ku do të verifikohen veprimet e kontrollorëve dhe zyrtarëve të portit në lidhje me skanimin e kontejnerit.

Shoferi i kamionit, Hasan Salihu, i arrestuar për trafik droge, ka treguar përballë hetuesve se më 28 dhjetor kishte shkuar në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane për llogari të firmës “Ziço Sh.a”.

Në kthim drejt kryeqytetit, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur Romanat, 4 persona që u prezantuan si punonjës policisë, i prenë rrugën dhe ushtruan kontroll në kamionin me banane.

Kur u larguan e kërcënuan që mos tregonte asgjë. Salihu ka deklaruar se pas kësaj ka vërejtur kutitë me banane që ishin të çrregullta si dhe gomat e mjetit ishin të rëna dhe për këtë kërkoi ndihmën e kolegut, Gëzim Kalaja.

Shoferi i kamionit pretendon se ishte shumë i frikësuar dhe nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn, ndërsa kamioni u transportua drejt magazinave në Vaqarr.

Ishte menaxheri që njoftoi pronarin e kompanisë, Trifon Murataj që jeton në SHBA, dhe ky i fundit më 29 dhjetor telefonoi drejtorin e përgjithshëm të policisë Gledis Nanon, për çfarë kishte ndodhur.

Nano njoftoi drejtorin e policisë kriminale dhe një ditë më pas, efektivët shkuan në magazinat e firmës në Vaqarr ku gjetën në 7 kuti me banane, sasinë prej 119 kg kokainë që ishte ndarë në 100 pako.

Një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim./ ABC



5 Comments

  1. Hihihi
    Dloga dloga dloga
    Amelika amelilika
    Kimetja kimetja
    Soleka me porno bjondet e narko gobierrnos se banano surrelistanit!
    Kur moren 2 tone mbrenda…
    Duhet t’i linin skapit te ramutit qe te frryhet se u mvbyll me sukses tte partise vigjilente sypatrembur qe kapi nje kuintale bla bla bla.
    Skeni pare gje akoma.
    Ramuti me harem tani sa ka marre superxhiro.

  2. Gjynahe keto 3 voteshitesit hamej
    Edhe hamalle te perjetshem sherbetore te bindur….
    Edhe te shkojne burgjeve te bansnise ne moshen e trete.
    Turp

  3. Hamejte muratoret dhe fukarenjte qe vjedhin korrentin per te ngrohure kalamajte …..burgjeve ne kafaze hekuri e zinxhire….
    Kurse ata qe sjellin drogen e parti mavrise …..
    Betonojne teheranen e fikut
    As filmat me para partizane se mbrapa ka gjermane …
    Nuk kane pasur kaq shume gsllate

  4. Realizmi i ripjelljes se Mendellin i viteve. 90.
    Ose si ne kohen e cowboys-ve kokepalare.
    Shit droge
    Mbill beton
    Blej vota
    Dhe bej fleterrufe ne DASH.
    Keto arritje as Batista i Kubes para 1959 nuk i ka imagjinuar.

  5. Shiste edhe kurvi duhane me sigurimin dikure ne det te hapur grupeve kriminale te Italise.
    Por kishte pake diskrecion…
    Me ato leka blinte armatim dhe vibratore per bithet perverse te birose politike.
    Sot pjella e kurvit sjell haptas diten per diell pako me droga te forta…
    Dhe s’do t’ja dije per asgje.
    Vetem ramuti me harem te jetojne te lumtur.
    Te tjeret le te hane bar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *