• |
ide | kryesore

Tronditet Vlora, atentat me tritol poshtë makinës, zbulohet pronari mjetit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Shpërthimi i fuqishëm është regjistruar pranë zonës së Kuzum Babasë në Vlorë. Sipas burimeve për mediat, policia njofton se eksplozivi i është vendosur një makine Pasat me targa AA 151 MJ në pronësi të Benard Sinomataj, të parkuar pas poliklinikes ne lagjen ‘Hajro Cakerri’ ne qytetin e Vlorës.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *