• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të riu, ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz.

Policia njofton se shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motorin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Për pasojë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Detaje nga policia: 

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *