• |
ide | kryesore

Alaba e zakonet e çuditshme në Madrid: “Shpesh e gjeja veten të darkoja vetëm në restorant”

-Instant, Sport



I mbërritur tashmë prej disa muajsh te Real Madrid, David Alaba është bërë një lojtar qendror në projektin e skuadrës së Carlo Ancelottit. Në fushë, pas një periudhe të shkurtër përshtatjeje, cilësia dhe lidershipi i tij tashmë kanë bërë diferencën. Ndonjë vështirësi më shumë, megjithatë, austriaku ka patur në lidhje me jetën e përditshme, me një ndryshim zakonesh në krahasim me Mynihun aspak të vogël e që nuk e ka lënë indiferent. Duke folur për SZ, mbrojtësi shpjegoi më mirë disa detaje që i kanë bërë përshtypje.

DARKA – Alaba ka shpjeguar menjëherë ndryshimet kryesore që “ka pësuar” jeta e tij në krahasim me kohën kur luante te Bayerni: “E sigurtë është se ndryshimi më i qartë që kam vënë re janë kohët. Sidomos në verë jeta ndalon plotësisht pasdite. E kur doja të darkoja në fillim, arrija në restorant në orën tetë dhe shpesh rrija vetëm ulur në tavolinë. Kur mbaroja dhe ikja, vinin klientët e parë.”

GJUHA E REAL – Rrëfimi i mbrojtësit vazhdon: “Të dish spanjisht është shumë e rëndësishme. E mbaj mend edhe te Bayern. Të gjithë më inkurajuan të përpiqesha të flisja gjermanisht për të mësuar më shpejt. Ancelotti di shumë mirë spanjisht dhe kuptohet mirë nga skuadra. Edhe te Bayern shpjegohej mirë duke folur në anglisht. Të gjithë e dinim në atë kohë”. Përsëri për Real Madridin: “Ky klub është elitë dhe gjithmonë bën gjithçka për të qëndruar lart dhe për të konkurruar. Kjo mund të shihet mbi të gjitha në Champions League, ku mentaliteti fitues është gjithmonë i njëjtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *