• |
ide | kryesore

Analisti amerikan tregon pse “Ballkani i Hapur” është interes i Rusisë dhe Kinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Afrimi i Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit nuk është “i shëndetshëm”. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

“Në fakt, duhet përkujtuar se një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike. Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm”, vlerëson Joseph.

Sipas tij, Vuçiç është një faktor destabiliteti në Ballkan.

“Jo vetëm Aleksandar Vuçiç, por edhe të tjerët në këtë regjim janë veteranë nga epoka e Millosheviçit dhe me të vërtetë i kanë mësuar ato leksione. Mirëpo, ata tani po paraqiten më të sofistikuar, duke përdorur, për shembull, termin “Botë serbe”, në vend të “Serbia e Madhe”, me Aleksandar Vulin si promotor të asaj ideje, kurse Vuçiç nuk deklarohet. Gjithashtu edhe Millosheviçi e paraqiste veten si partner të Perëndimit. Por, ndryshimi qëndron në atë që Perëndimi asokohe i kishte vendosur sanksione Serbisë, ndërkaq që sot nuk ka sanksione. Vuçiç e shfrytëzon këtë duke e paraqitur Serbinë se partneren kyçe perëndimore në rajon edhe pse nuk është e tillë. Në fakt, është një faktor destabilizues,” tha ai.

Më tej Joseph u ndal te nisma e Ballkanit të Hapur.

“Normalizimi ekonomik, i modeluar sipas qasjes së Trumpit, ofron përfitime të caktuara. Por, pengesa reale për rritjen ekonomike në rajon është e natyrës politike. Prandaj, ekziston rezistenca nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”. Nëse kjo nismë do të ishte kaq e mirë dhe do të kishte të bënte vetëm me fitimin e parave, të gjitha këto vende do të bashkoheshin. Ky afrim mes Ramës dhe Vuçiçit nuk është edhe aq i “shëndetshëm”. Domethënë, duhet përkujtuar se “Serbia e Madhe” çon në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo thyhet në Kosovë, në lumin Ibër, gjë që do të çonte në ndarjen në “Serbinë e Madhe” dhe “Shqipërinë e Madhe”. Nuk është në interesin e Perëndimit që të krijohet “Shqipëria e Madhe”, “Serbia e Madhe” dhe ndarja e Bosnjë e Hercegovinës në tri pjesë. Kjo është në interesin e Rusisë dhe Kinës, por jo edhe të Perëndimit,” tha Joseph.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *