• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush ishte viktima e atentatit në Tiranë dhe vonesa e ambulancës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga atentati që ndodhi në një lokal në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Erion Çela dhe të plagosur 4 të tjerë, mes të cilëve vëllai i viktimës dhe daja i tyre. Mediat raportojnë se viktima dhe të afërmit e tij janë me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas të Durrësit.

Çela raportohet se ka një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja ku shiste cigare. Kjo ishte arsyeja pse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

Të njëjtat burime shkruajnë se autorët erdhën me një automjet tip “Benz” nga zona e Spitalit të Traumës dhe ka ndaluar në afërsi të lokalit. Nga brendësia e makinës është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët në zonën e Laparakës. Raportohet se targat e automjetit të përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, edhe pse Spitali i Traumës ndodhet vetëm 500 metra larg është dashur mbi 30 minuta që në vendin e ngjarjes të vinte ambulanca e parë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. 6-7 ore pasi ka ndodhur ngjarja ka nje zbulim te madh. Eshte gjetir nga ka ardhur mjeti, dhe viktima shiste cigare. Pika qe su bie, shtet kartoni

    1. Shtet i pjerdhur ne te gjitha drejtimet. Aksidenteme vdekje, atentate, te vrare e te plagosur ne mes te Tiranes, por edhe ne qytete te tjera, shendetesia ne dite te hallit, autoambulanca qe iu duhen 30 minuta per te bere 100 metra rruge dhe kaposhi mbi pirgun e plehut qe bertet per “Shqiperine qe duam”….

  2. autoambulancae me trafikun qe ka bere Lali-Geci-Zamiri-Frangaj-Doshi-Berishaco-etj-etj BETON SHPK-largqofte SPAK vetem naten mund te arije te shcoje ndonje shpejt ne spital

  3. sa per ambulancen keni rrugen kryesore te laprakes qe eshte e bllokuar 19 ore ne dite nga bar Alessio dhe s’ka polic apo polici qe i del zot. behet rrumpalle cdo dite dhe s’kane bythe te bejne zap nje lokal bandit. shtet prej letre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *