• |
ide | kryesore

E rrallë/ SHBA, Kina, Rusia, Franca e Britania bëhen bashkë kundër armëve bërthamore (Deklarata)

-Instant, Arkiva, Planet
luftës, berthamore,



Pesë nga fuqitë bërthamore të botës u zotuan të parandalojnë përhapjen e armëve bërthamore ndërsa kanë pohuar gjithashtu se lufta bërthamore nuk është një opsion.

Në një njoftim të rrallë të lëshuar së bashku, Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA deklaruan “Ne besojmë fuqishëm se përhapja e mëtejshme e armëve të tilla duhet të parandalohet”.

Deklarata vazhdoi duke thënë se “Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”, raporton dw.

Ky koment i bën jehonë një deklarate të përbashkët të ish-presidentit amerikan Ronald Reagan dhe ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev në vitin 1985 pas një samiti në Gjenevë në kulmin e garës së armëve bërthamore në fund të Luftës së Ftohtë, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu u pohua se “armët bërthamore – për aq kohë sa ato vazhdojnë të ekzistojnë – duhet të shërbejnë për qëllime mbrojtëse, të pengojnë agresionin dhe të parandalojnë luftën”.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (P5) ranë dakord “të ndjekin negociatat në mirëbesim mbi masat efektive në lidhje me ndërprerjen e garës së armëve bërthamore dhe çarmatimin bërthamor dhe arritjen e një traktati për çarmatimin e përgjithshëm dhe të plotë nën kontroll të rreptë dhe efektiv ndërkombëtar”.

Premtimi i përbashkët u lëshua përpara asaj që do të ishte rishikimi i fundit i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT).

Sesioni i dhjetë i rishikimit i cili ishte planifikuar të mbahej në selinë e OKB-së në New York këtë muaj, u shty për në fund të këtij viti.

Deklarata vjen mes një atmosfere të rritur tensioni midis fuqive globale. Ngritja ushtarake në kufirin e Rusisë me Ukrainën dhe shqetësimi i Kievit për një pushtim ka bërë që Uashingtoni të paralajmërojë Moskën për sanksione. SHBA tha se do të “përgjigjej me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë gjithashtu të tensionuara për statusin e Tajvanit dhe rritjen e aktivitetit ushtarak në Paqësor.

Në dhjetor, SHBA dhe BE akuzuan Pekinin për minimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe ka paralajmëruar se do ta marrë me forcë ishullin nëse është e nevojshme.



2 Comments

  1. Eshte gje e mir te largojm armet e shkatrrimit ne mas .mir qe me ne fund e kuptuan .por kan harruar qe njeriu zotron nje arme te shkatrrimit ne mase dhe me shkatrruese se vet armA qe pretendojne e kjo eshte egoja per pushtet dhe para qe eklipson konkurencen dhe daljen e cdo fjale a vepre qe e pasuron dhe mbron Ate qe eshte arma shkatrrimit te mas .njerit prej njerzve. Po ti jepen taka me pasurit e saje nuk ngopet.don prAp po per kaq sa jemi nuk mjafton as gjithsija.ky eshte burimi i cdo te keqe egoja.ket duhet ta kufizojme disiplinojme frenojme.egoja shkatrron shpirtin egoja eshte antivler.ajo qe i rregullon te gjith dhe sja thyen krenarin askujt eshte sistemi vlerave e drejta haku .vall kete e pranon fuqit e mella.kjo mbetet per tu pare por qe dicka eshte e sigurt qe per vete e duAn te gjith por shpresoj qe te pranoj ne domosdoshmerit dhe pershtaten ligjeve te jetes dhe respektojne edhe tjereve ashtu sic i duan per vete.koha po u jep treguesit praktik njerzve per tu bindur edhe pse feja jua tregoj ne librin hyjnor perparA 1400 viteve qellimi pse u krijum obligimet pergjegjsit e jetes nga erdhe dhe nga do shkojme si funksionojn dobit zgjilljet cfar na humb dhe cfar na shpeton ne ulltimin ton shpresoj qe bota ti kuptojne dhe pranojne dobit ne burim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *