• |
ide | kryesore

Italia merr vendimin: Covid nuk ndalon Serie A, por ASL-të mund të bllokojnë skuadrat në rast vatrash

-Instant, Sport



Numri i rasteve pozitiv me Covid po rritet dita ditës pas kthimit të përgatitjeve në funksion të rifillimit të kampionatit, por asnjë javë apo ndeshje nuk do të shtyhet. Kjo është linja e vendosur nga Lega Serie A: kalendarët janë shumë të ngjeshur për t’iu drejtuar kësaj zgjidhjeje dhe kështu të gjithë në fushë siç është planifikuar për 6 janar për javën e parë të fazës së kthimit. Megjithatë, Autoritetet Lokale Shëndetësore (ASL) janë të gatshme të ndërhyjnë: përballë një vatre shpërthimi ata do të ndalojnë skuadrat të dalin në fushë ose të nisen në rast të ndeshjeve në transfertë.

E në këtë këndvështrim, e vetmja ndeshje në rrezik e javës së ardhshme është ajo e Salernitanas – tashmë është shtyrë edhe ndeshja e 20 dhjetorit në Udine – kundër Venecias. Ekipi i granata aktualisht ka 11 lojtarë pozitivë.

Ekipet duhet të përballen më pas me çështjen e lojtarëve të pavaksinuar në skuadër, të cilët janë rreth 25-28 në Serie A. Nga data 10 janar, kur të hyjë në fuqi një dekret i qeverisë, ata nuk do të mund të zbresin më në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *