• |
ide | kryesore

Juve-Napoli në rrezik shtyrje: ASL po vlerëson nëse do të lejojë nisjen e skuadrës për në Torino

-Instant, Sport



Departamenti i Parandalimit të Autoritetit Shëndetësor Lokal (ASL) po shqyrton situatën që po kalon Napoli në lidhje me Covid, për të analizuar nëse ka ende mundësi për t’u nisur me avion drejt Torinos, për ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit të enjten. Lajmin e ka bërë të ditur Ansa, që kthen në kujtesë episodin e vitit të kaluar, kur për të njëjtën arsye Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos për tu ndeshur me Juven. Në atë kohë Gjykatësi Sportiv vendosi 3-0 në favor të bardhezinjve, ndërsa në apel ndeshja u vendos të riluhej në një datë tjetër.

Klubi i kaltër regjistroi sot edhe pozitivitetin e trajnerit Luciano Spalletti dhe lojtarëve Mario Rui e Malcuit, të gjithë që vinin, përveç këtij të fundit, nga ditët e stërvitjes në grup në Castel Volturno. Napoli ka edhe tre lojtarë të tjerë pozitivë: Osimhen, Lozano dhe Elmas, të cilët nuk u kthyen më në Napoli nga festat e fundvitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *