• |
ide | kryesore

Komisioni i Rithemelimit: Basha flet për Berishën me gjuhën e Ramës, e kupton që fundi është afër

-Instant, Lajme, Të fundit



Pasi Partia Demokratike akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha po përgatit një sulm ndaj selisë blu, ka ardhur edhe reagimi i Komisionit të Rithemelimit të PD. Drejtoresha e Komunikimit në Komisionin e Rithemelimit në PD, Floriana Garo i ka cilësuar qesharake akuzat për pastrim parash në drejtim të Berishës, në një kohë kur sipas saj ai është politikani më i akuzuar për këtë gjë. Garo thotë se Basha e kupton që për të ka nisur numërimi mbrapsht dhe se është afër fundit.

“Deputeti Brava e kupton qe numerimi se prapthi per te eshte afer fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i perbuzur nga demokratet deklaratat e tij ngjasojne gjithnje e me shume si dy pika uji me ato te deputetit Balla qe eshte dhe interlokutori i tij ne PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet per Sali Berishen me gjuhen e langojve te Edi Rames sepse ne fakt ky eshte misioni i fundit qe i ka mbetur per te bere!

Por ne cdo rast ai mbetet nje version qesharak i pengmarresit te tij. Ne 8 vjet nderkohe qe Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokrateve per pazare me Ramen, shqiptaret nuk kane degjuar apo pare askend te luftoje dhe denoncoje narkoshtetin, narkotrafikantet dhe krimin e organizuar me shume se Sali Berisha! Akoma me qesharake vjen akuza per pastrim parash kur ne fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht per pastrim parash eshte vete Lulzim Brava per pagesa deri ne 800 mije dollare! Eshte kjo dosje bashke me Toyota Yaris te cilet e kane lene peng te Edi Rama”, thuhet në deklaratë.



4 Comments

  1. Myftar Lumeshi, i cili është parë të shoqërojë Sali Berishën sa herë ky i fundit ka qenë në selinë e PD.

    Biznesmeni i njohur rezulton se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe në Mars të 2021 dhe është nën hetim, së bashku me 8 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Europë dhe Britaninë e Madhe.

  2. nuk ja mban bytha malokut vucidolit te preki asnje tulle te SHQUP-it Amerika e ka paralajmeruar se cfare e pret ….Burgu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *