• |
ide | kryesore

Lukaku bën paqe me Chelsea e Tuchel: Blues nuk duan ta shesin e kundër Contes do jetë në fushë

-Instant, Sport



Intervista e polemikave, reagimi i Tuchel, përjashtimin nga ndeshja ndaj Liverpool: Romelu Lukaku dhe Chelsea u përballën në një takim të drejtpërdrejtë pas stuhisë, me një qetësi të dukshme. Situata është e qartë, Blues nuk duan (dhe nuk mund) të humbasin një lojtar që e paguan 115 milionë euro vetëm pak muaj më parë dhe belgu, pasi bëri të ditur një “situatë të nxehtë”, e ka mbyllur po vetë çështjen.

Në Londër ka pasur një takim mes drejtuesve, Tuchel dhe Lukakut. Problemet u mbyllën pa një pozicion zyrtar nga ana e Chelsea, por sulmuesi, kundër Tottenham të Contes do të rikthehet në skuadër dhe bisedimet në lidhje me cështjet e merkatos së transferimeve shtyhen për një datë të mëvonshme.

Situata ka rezultuar shumë më e thjeshtë, në dukje, se sa e parashikonte Lukaku, që ia kishte shprehur hapur edhe miqve të tij: “Nuk mund të të them shumë, situata është e tensionuar. Pas takimit të së hënës do të mund të flas më shumë”, ishte mesazhi që Big Rom i kishte dërguar Tim Hoëard, ish-shokut të skuadrës në kohën e Manchester United, në NBC. Ndoshta londinezët kanë kuptuar atë që amerikani e dinte dhe e kishte shprehur: “Mendoj se ai është i frustruar, intervista u bë vetëm sepse me Interin mbeti hapur çështja e një lamtumire të ashpër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *