• |
ide | kryesore

‘Maniaku’ Ronaldo, nuk e mendon tërheqjen: CR7 blen një makinë për oksigjenoterapi, që të zgjasë karrierën

-Instant, Sport



Kujdesi i tij obsesiv për trupin është i njohur tashmë. Cristiano Ronaldo është rigoroz në stërvitje edhe në ditët e pushimit, ashtu si për ushqimin, aq sa bashkëlojtarët e tij te Manchester United ishin ankuar për dietën e vendosur nga portugezi ndaj shefave të kuzhinës së skuadrës. E tani portugezi e ka ekzagjeruar akoma më shumë, duke i bërë vetes një dhuratë: një makineri hiperbarike të terapisë me oksigjen për të zgjatur karrierën e tij.

Cristiano Ronaldo, i cili do të mbushë 37 vjeç më 5 shkurt, e ka përdorur një makinë të tillë edhe në të kaluarën: në vitin 2016 ai e përdori atë për t’u rikuperuar më shpejt nga një dëmtim. Por tani portugezi dëshiron ta përdorë më shpesh dhe e bleu për ta patur në shtëpinë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *