• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut regjistron 15 viktima me koronavirus

Arkiva



Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 1,197 raste të reja me koronavirusin dhe 15 të vdekur, shifër kjo më e lartë në tetë muajt e fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 4 në Shkup, 3 në Manastir, nga 2 në Ohër dhe Vallandovë, ndërsa nga 1 në Prilep, Veles, Gjevgjeli dhe Negotinë. Numër më të madh të të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 766 raste të reja.

Të dhënat e bazohen në testimin e 7,483 mostrave në laboratorët shtetëror dhe privat të Maqedonisë së Veriut. Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se me shifrat e ditës së martë, numri i rasteve aktive është rritur në 5,667 persona nga 227,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 që nga paraqitja e pandemisë. Deri më tani jetën e kanë humbur 7,996 veta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *